Karkaleca me xaxiq

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • Kastravec i qëruar, i grirë në kubikë shumë të vegjël
  • Karkaleca
  • Djathë i bardhë
  • Kopër e freskët
  • Kos i bardhë
  • Vaj ulliri
  • Piper

Udhëzimet

1

Në fillim skuqim karkalecat një tigan me pak vaj ulliri e kripë.

2

Në një tas thërrmojmë djathin e bardhë, shtojmë kosin, kripën, piperin, kastravecin dhe pak vaj ulliri.

3

E përziejmë mirë, shtojmë karkalecat e skuqur dhe e shërbejmë menjëherë.

Lini një koment