Ka një mënyrë për të porositur ushqim në Snapfood pa paguar paratë e transportit…
Le të jemi të sinqertë, pagesa për transportin është padyshim një nga gjërat më të urryera kur vjen puna tek porositë online të ҫdo lloji, por fatkeqsisht në pjesën më të madhe të rasteve është diҫka e pashmangshme. Megjithatë, në Snapfood, ka një mënyrë sesi mund ta porosisësh ushqimin tënd online dhe të shmangësh pagesën e kostove të transportit: Opsioni “Merr Vetë”.
Me anë të këtij opsioni, Snapfood të lejon të porosisësh ushqimin e preferuar dhe ta marrësh atë vetë në restorantin e përzgjedhur, duke eleminuar kështu nevojën për të paguar transportin dhe pse jo bakshishin që do t’i lije korrierit. Një zgjedhje ideale veҫanërisht kur restorantet e tua të preferuar i ke afër punës apo shtëpisë dhe me këtë rast bën edhe një shëtitje të vogël e pse jo të miqësohesh me stafin e restorantit. Por nuk mbaron me kaq.
Me opsionin “Merr vetë”, Snapfood të lejon dhe të programosh kohën kur dëshiron të marrësh porosinë tënde. Në momëntin që përfundoni porosinë, ju shfaqet një dritare për të vendosur ditën dhe orën kur dëshironi që ushqimi juaj të jetë gati.
Në momentin që porosia është gati për t’u tërhequr, Snapfood ju lajmëron me një mesazh.
Kushtojini të paktën gjysmë ore në ditë aktivitetit fizik, të përshtatshëm si për humbjen e peshës ashtu edhe për zgjatjen e jetës suaj. Aktiviteti fizik, në fakt, e bën atë më të lehtë nga shumë këndvështrime, si dhe promovon...
Për shumicën prej nesh është bërë tepër e vështirë (thuajse e pamundur) të gatuash në shtëpi për shkak të kohës së kufizuar dhe impenjimeve të shumta. Po, të ndjejmë kur thua se ta do shpirti të hash diçka të...
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Lini një koment