Jahni Berati, qyteti që nuk i mungon kuzhina e mirë

Jahni Berati

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg gjoks viçi
  • 1 kg spinaq
  • 2 kokra qepë
  • 4 qepë të njoma
  • 1 lugë miell
  • 1 lugë kafe erëza të përziera
  • 1 lugë kafe piper i kuq
  • kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni mishin për të zierë.

2

Ndërkohë në një tigan me vaj skuqni qepët. Shtoni spinaqin dhe e lini derisa t’i bjerë volumi.

3

Shtoni erëzat, kripën, piperin dhe një lugë gjelle miell.

4

Tani shtoni mishin me pak lëng. E lini të ziejë në tigan për pak minuta.

5

Tani e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të nxehtë në një tavë të thellë.

Lini një koment