Ja si mund të bëni një kek të shijshëm me kos frutash dhe luleshtrydhe

3 vezë
100 gr sheqer
1 lugë gjalpë
200 gr kos frutash me shije sipas dëshirës
200 gr miell
1 bustinë pluhur pjekës
200 gr luleshtrydhe
Lëkurë limoni

1.Në një enë shtoni vezët, sheqerin dhe trazojini mirë.

2.Më pas shtoni gjalpin, kosin e frutave dhe miellin.

3.Vazhdoni ti përzieni derisa të krijohet një masë homogjene.

4.Shtoni pluhurin pjekës, lëkurën e limonit dhe luleshtrydhet.

5.Lyeni tavën me gjalpë dhe me pak miell. Shtroni me kujdes masën e kekut që përgatitët.

6.E vendosni në furrë për 40 minuta, në temperaturën 180 gradë C.

7.Nxirreni dhe lëreni të ftohet, më pas priteni sipas dëshirës.

Lini një koment