Hile kuzhine: Si të marrësh vetëm disa pika limoni pa e prerë frutin
I përdorim shpesh limonët për t’u marrë lëngun, pasi është më i freskët dhe më i shijshëm se paketimet në shishe, por ka raste kur na duhet vetëm pak lëng limoni si për shembull kur duam të bëjm një maskë apo një skrab.
Në këtë rast, nuk është e nevojshme të presim limonin përgjysmë, por të përdorim një hile të vockël.
Fërkojeni mirë limonin me dorë tek plani i punës për t’i holluar membranën
Anën e poshtme të të tij, shpojeni me një gjilpërë të trashë, dhëmb piruni ose kunjë dhëmbësh.
Shtrydhni aq lëng sa ju duhet.
Futeni limonin në frigorifer.
Vrima e vogël që hapët nuk do ta lejojë limonin të thahet ose oksidohet, prandaj mund ta përdorni edhe pas disa ditësh.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment