Granita me kafe: receta e ftohtë e ditëve të nxehta
E shkëlqyer për të përballuar të nxehtin e ditëve të verës, granita me kafe është një ëmbëlsirë e shijshme, ideale për të mbyllur vaktet ose për t’u servirur si një vakt zemre gjatë verës.
E thjeshtë për t’u përgatitur, edhe pa makineri akulloreje, për ta bërë më të shijshme mund ta shoqëroni me pana bimore ose kokos. Më poshtë do të gjeni recetën se si ta përgatisni pa sheqer të rafinuar dhe qumësht.
Përbërësit:
250 ml kafe e ftohur
100 gr sheqer kane
Kanellë e bluar
Vanilje pluhur
Përgatitja:
Hidhni në një tenxhere 250 ml ujë me sheqerin e kanës, shtoni pak kanellë, vanilje dhe vendoseni të ziejë. Hiqeni nga zjarri, shtoni kafenë, përziejeni dhe lëreni të ftohet.
Hidheni masën në një tas qelqi dhe futeni në ngrirje.
Çdo 40 minuta, nxirreni nga ngrirja dhe më pas futeni në frigorifer. Veproni kështu derisa granita të marrë konsistencën e duhur.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment