Sugjerojmë:

Gjoks pule me mollë, një vakt i freskët, i thjeshtë dhe i shijshëm

Gjoks pule me mollë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Për të shmangur mishin e kuq, është mirë të zgjidhni atë të bardhë, pra të pulës ose gjelit të detit. Gjoksi i pulës mund të kombinohet mirë me frutat dhe perimet e stinës. Rezultati është një pjatë e freskët, e shijshme dhe e shëndetshme.

Ingredientët

  • 4 copa gjoksi pule
  • 1 qepë e grirë
  • 1 lugë curry
  • 125 gr jogurt
  • Pak kripë
  • Pak piper
  • 4 mollë
  • Lëngu i një limoni të shtrydhur

Udhëzimet

1

Në një enë, marinoni gjoksin e pulës me qepën, jogurtin, curry-n dhe pak kripë, përreth 20 minuta.

2

Qëroni mollët dhe pritini në copa. Më pas kalojini në lëngun e limonit që kishit bërë gati më parë.

3

Piqeni gjoksin e pulës në skarën e sobës ose në një tigan-skarë. Piqeni 7-8 minuta për secilën anë.

4

Piqni edhe mollët për 5 minuta.

5

Servireni gjoksin e pulës të prerë në feta bashkë me mollët.

Lini një koment