KËSHILLA/ Kuzhinë

Gjethet e selinosë. Me to mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme në kuzhinë

Çfarë të bëjmë me gjethet e selinosë? Këtë perime e përdorim për supa, për t’u dhënë shije pjatave të ndryshme apo për të përgatitur koncentrate perimesh të bëra vetë. Gjethet e selinosë janë një lëndë e parë e shëndetshme dhe e lehtë për të përgatitur receta të shijshme.

Çfarë mund të gatuajmë me to?

Ju propozojmë dy receta: një pesto të shijshme dhe petulla të shijshme me selino

  1. Receta e pestos

Përbërësit:

  • 100 gr gjethe selino
  • 50 gr bajame të qëruara
  • 50 gr djathë parmixhano i grirë
  • Pak kripë e trashë
  • Pak lëng limoni
  • Vaj ulliri e.v

 

Përgatitja

Përzieni gjithë përbërësit në mikser dhe frulojini derisa të merrni një përbërje kremoze.

 

2. Receta për petulla me gjethe selinoje

Përbërësit:

  • 100 gr gjethe selinoje
  • 5 lugë miell
  • Ujë  aq sa për të formuar brumin
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 3 lugë gjelle parmixhan i grirë
  • 2 lugë kafeje djathë pekorino i grirë
  • 1 vezë
  • Vaj për skuqje

 

Përgatitja

  • Merrni gjethet e selinos dhe copëtojini me thikë.
  • Përgatisni brumin me miellin, ujin, djathërat, vezën dhe kripën.
  • Në fund shtoni gjethet e selinos tek brumi.
  • Sigurohuni që brumi të jetë ngjitës.
  • Skuqini petullat në vaj të nxehtë duke e marrë brumin me lugë.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply