Sugjerojmë:

Fileto pule të skuqura me djathë kaçkavall

Fileto pule të skuqura me djathë kaçkavall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 fileto pule
  • 150 ml pana
  • 100 gram djathë kaçkavall të grirë
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Si fillim marinoni filetot e pulës me kripë e piper. Shtypini me ndihmën e një çekiçi.

2

Kalojini në një tigan me vaj ulliri dhe i skuqni mirë nga të dyja anët. Nga fundi i shtoni panën dhe pasi ta keni fikur zjarrin i shtoni djathin kaçkavall.

3

Shërbejeni të ngrohtë nëpër pjata. Ju bëftë mirë!

Lini një koment