Sugjerojmë:

Ëmbëlsirë me qershi, çokollatë të bardhë dhe arrë kokosi

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
30 minuta
Sugjerohet për:
Kalori:
200 g arrë kokosi të tharë
85 g sheqer pluhur
2 vezë, të rrahura
200 gr çokollatë të bardhë, të grirë
85 g qershi pasticierie, të përgjysmuara

Ngroheni furrën në 180 gradë. Shtroni një tavë 20 x 30 cm me letër pjekjeje.

Në një tas të madh, përzieni kokosin e tharë, sheqerin, vezët, çokollatën e bardhë dhe qershitë derisa të bashkohen.

Gatuajeni për 20 minuta derisa të marrë ngjyrë kafe të artë dhe të mpikset, më pas ftoheni në tepsi përpara se ta prisni në feta.

Komento