Sugjerojmë:

E shpejtë dhe ekonomike. Kjo është receta e pjatës kremoze me misra!

E shpejtë dhe ekonomike. Kjo është receta e pjatës kremoze me misra!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 filxhanë me misra të gatshëm
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë
  • 3 thelpi hudhra
  • 1 gotë e gjysmë qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle qepë pluhur
  • 1 lugë gjelle fara kumini
  • 1/2 tufë majdanoz
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni gjalpin me hudhrat dhe qepën. Shtoni miellin, qumështin dhe i përzieni vazhdimisht.

2

Tani shtoni misrat, kripë e piper. I përzieni akoma dhe shtoni farat e kuminit.

3

I shërbeni të ngrohta me pak majdanoz sipër. Shijojini!

Lini një koment