Sugjerojmë:

Do të të them një maskë për aknet dhe e sigurtë që do më falenderosh!

Maska që ju sugjerojmë më poshtë sulmon në mënyrë efektive aknet dhe bakterin që e shkakton atë.

Ajo konsiston vetëm në tri përbërës që të gjithë i keni në shtëpi, por me siguri nuk i shfrytëzoni ashtu siç duhet për bukurinë tuaj.

Çfarë ju duhet:

  1. 1 lugë gjelle kanellë
  2. 1 lugë gjelle xhel aloe vera
  3. 3 lugë gjelle mjaltë ( lëngshëm)

Përgatitja:

  • Miksoni tri përbërësit në një enë dhe i trazoni mirë.
  • Aplikojeni maskën në fytyrë, duke shmangur zonën afër syve dhe gojës.
  • E mbani për 10 minuta, shpëlajeni me ujë të vakët dhe në fund e thani lëkurën me një peshqir të pastër./neps.al 

 

Lini një koment