Disa truke me kripën që zonjat e shtëpisë do t’i pëlqejnë shumë
Truket me kripën për të cilat do të lexoni më poshtë, në mos në një rast, në një tjetër do t’u vlejnë amvisave dhe zonjave të shtëpisë, pasi përdorimet alternative të kripës janë shumë. Le të shohim disa së bashku!
Nuk lejon që xhami i makinës të vishet nga ngrica
Pas një nate me ngrica e dëborë, xhami i makinës në mëngjes do të jetë i akullt. Por kjo nuk do të ndodhë më nëse mbani një çorape të mbushur me kripë poshtë sediljes. Në netët e dimrit, fërkoni me të xhamin e parë pasi kripa ngre temperaturat që shkaktojnë ngrica dhe parandalon formimin e akullit.
Zhbllokon tualetin dhe lavamanin
Ndodh që tualeti apo lavamani i bllokuar të na shkatërrojë ditën, prandaj ky truk do t’ju vlejë. Përzieni gjysmë gote kripë të ashpër me gjysmë gote sodë buke dhe hidheni në tualet së bashku me 6 gota ujë të nxehtë. Lëreni për disa orë të veprojë ky solucion, pastaj bëni zhbllokimin me pompë llastiku.
Për të ftohur më shpejt birrat dhe pijet me gaz
Nëse sapo keni disa birra apo pije me gaz dhe doni të ftohen menjëherë, krijoni një përzierje me disa kube akulli, gjysmë gote kripë gjelle dhe 2 gota ujë. Duke përzier kripën, ujin dhe akullin në proporcionet e duura, do të krijoni një solucion që shkon përtej pikës së ngrirjes së ujit dhe do t’i ftohë pijet tuaja në kohë rekord.
Ushqeni lulet me kripë deti
Kripa e detit është e pasur në minerale si natriumi, hekuri, kalciumi, magnezi dhe kaliumi—të cilat e bëjnë një ushqyes miqësor për kopshtin tuaj. Përzieni një lugë çaji kripë me 3.7 litër ujë dhe aplikojeni tek lulet tuaja në formë spray. Përsëriteni këtë veprim çdo dy javë.
Qetëson dhimbjen e shkaktuar nga pickimet dhe kafshimet
Kripa është një metodë e vjetër e fermerëve për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga pickimi i bletëve, grerëzave, mushkonjave, etj. Në rastin e pickimit të bletëve, reduktoni ënjtjen dhe dhimbjen duke lagur zonën dhe duke e mbuluar me kripë. Në rastin e pickimit të mushkonjave dhe grerëzave, zhyteni zonën e plagës në një solucion me ujë të kripur për 5-10 minuta, më pas aplikoni në të gjalpë ose vaj.
Largon njollat e vështira të yndyrës nga tiganët dhe tenxheret
Pastrimi i yndyrave është i vështirë sepse nuk treten në ujë, prandaj mezi hiqen. Gjithsesi, kripa do t’ju ndihmojë në këtë rast. Spërkasni kripë direkt në sipërfaqen e enëve të gatimit dhe masazhojeni atë ose shtoni ¼ gotë kripe në enët e zhytura në ujë në lavaman.
Përshpejton kohën e gatimit
Nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion, shtojini pak kripë ujit për të vluar më shpejt.
Higjenizon gojën dhe largon aromën e keqe
Nëse pas një kafeje, apo vodka nuk keni mundësi të lani dhëmbët, një solucion me ujë dhe kripë do të ishte shpëtim për ju. Higjenizon dhëmbët dhe mishrat pa dëmtuar fluorin.
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment