Sugjerojmë:

Dieta e paleolitit, dieta që mund të të dobësojë brenda një muaji!

Kjo dietë quhet edhe dieta Paleo ose dieta në periudhën e gurit. Është projektuar nga nutricionisti amerikan Loren Cordain. Ajo kërkon konsumimin e ushqimeve që supozoheshin të ishin në dispozicion ose konsumoheshin nga njerëzit gjatë epokës paleolitike.

Karakteristikat kryesore
Nëse e ndiqni këtë dietë, duhet të përqendroheni tek mishi, perimet, frutat, arrat, mjalti, manaferrat, kërpudhat dhe peshqit e papërpunuar. Ju duhet të shmangni ëmbëlsirat, sheqerin, kripën dhe bishtajoret.

Ekziston një studim që provon se dieta paleolitike me të vërtetë ndihmon me humbjen e peshës.

Efektet anësore të mundshme
Nëse ndaloni produktet e qumështit, drithërat dhe bishtajoret, kjo mund të rezultojë në mungesë të kalciumit, hekurit dhe magnezit. Një sasi e madhe mishi dhe yndyrna të ngopura mund të shkaktojnë probleme të sistemit kardiovaskular.

Dieta është mjaft e diskutueshme, prandaj rekomandohet që të ndiqni vetëm një dietë afatshkurtër paleolitike!

Lini një koment