Sugjerojmë:

Dieta dhe celuliti. Cilat janë ushqimet më të mira për ta luftuar atë?

Sot flasim për ushqime anti-celulit dhe dieta korrekte për ta parandaluar atë, për ta eliminuar dhe për të zgjidhur të gjitha problemet me mbajtjen e lëngjeve. Celuliti është një armik me të cilin shumë gra e kanë të vështirë të përballen. Nëse keni provuar qindra kremra dhe produkte dhe nuk keni arritur rezultatet e dëshiruara, ndoshta duhet të kuptoni se sekreti i parë për të mposhtur celulitin qëndron tek dieta juaj.

Nëse hani shumë ushqime kalorike, ato ‘ngjiten’ në lëkurën tuaj duke krijuar një efekt të bezdisshëm të quajtur ‘lëkura e portokallit’. Më poshtë do të lexoni për ushqimet më të mira për të parandaluar celulitin.

Ushqimet kundra celulitit: disa këshilla

Para së gjithash, për të mposhtur efektin e lëkurës së portokallit në lëkurën tuaj, duhet të shmangni yndyrat e ngopura, ushqimet e skuqura, sheqernat, konsumin e tepruar të karbohidrateve dhe gjalpin. Gjithashtu duhet të limitoni përdorimin e kripës, një nga substancat kryesore përgjegjëse për mbajtjen e ujit. Përpiquni ta zëvendësoni atë me erëza. Për të luftuar celulitin, është mirë gjithashtu të shmangen sheqernat, pijet me sheqer dhe kafeja e cila pengon përthithjen e hekurit, sidomos nëse konsumohet menjëherë pas një vakti.

Po çfarë duhet ngrënë? Perimet janë definitivisht një zgjidhje e shkëlqyer nëse i hani ato të gjalla, të gatuara në avull ose të pjekura. Ato janë shumë të rëndësishme pasi duke qenë të pasura në ujë dhe kripëra minerale, luftojnë mbajtjen e lëngjeve dhe mposhtin celulitin.

Perimet janë gjithashtu të pasura në kalium, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në luftën kundra celulitit pasi stimulon drenazhimin limfatik. Këtë substancë mund ta gjeni gjithashtu tek frutat e thata dhe perimet me gjethe jeshile.

Gjithashtu, duhet të siguroheni që në dietën tuaj të integroni fruta deti, fruta të freskëta, drithëra e bishtaja, vaj ulliri ekstra të virgjër (në vend të gjalpit) dhe çajra bimore.

Për sa i përket metodave të gatimit, është mirë që t’i piqni ushqimet në skarë ose t’i gatuani në avull. Në këtë mënyrë, ushqimet do të ruajnë nutrientët dhe shijen e tyre natyrale.

Nëse ju pëlqejnë pastat dhe nuk hiqni dot dorë nga buka, atëherë zgjidhni drithëra të plota integrale. Drithërat e plota, të papërpunuara janë perfekte sepse absorbojnë toksina dhe sigurojnë ndjesinë e ngopjes. Mos hani sasi të mëdha pastash, buke ose orizi pasi këto ushqime janë të pasura në karbohidrate dhe sheqerna.

Celuliti dhe medikamentet natyrale: 5 ushqimet që duhet të hani gjithmonë

Më poshtë  do të lexoni për 5 ushqimet që duhet t’i integroni seriozisht në dietën tuaj. Janë super të shijshme dhe luftojnë celulitin!

  • Frutat e pyllit: Ato kanë fuqi antioksidante dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Merrini me vete në punë ose shtojuani drithërave me kos të mëngjesit.
  • Shalqiri: mbron  qarkullimin dhe stimulon efekte diuretike,  për këtë arsye  ju ndihmon shumë nëse keni probleme me mbajtjen e lëngjeve. Përveç se mund ta hani siç është, provojeni në një sallatë me  qepë të kuqe, selino, ullinj, pak limon dhe një lugë çaji vaj ulliri e.v
  • Drithërat e papërpunuara: ato kanë aftësi t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Mund t’i hani për mëngjes ose t’i shtoni në supa e sallata të freskëta.
  • Peshku. Jo të gjitha yndyrat janë të këqija. Në fakt, acidet yndyrore që gjenden tek peshqit janë të dobishme dhe kanë fuqi anti-inflamatore. Ky lloj ushqimi na kujton se të jesh në dietë nuk do të thotë me doemos të sakrifikosh. Mendoni për salmonin: ai rekomandohet në shumë dieta, provojeni të pjekur dhe të shoqëruar me perime.
  • Brokoli: përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale. Rekomandohet shumë sepse nivelet e tij të acidit ‘alpha lipolic’ ndihmojnë në mirëmbajtjen e elasticitetit të kolagjenit. Shijojeni sa më shpesh t’ju jepet mundësia, si sallatë shoqëruese apo si vakt kryesor./neps.al

Lini një koment