Sugjerojmë:

Crackers me djathë parmigiano, ajo çka i duhet pasditeve tuaja!

Crackers me djathë parmigiano, ajo çka i duhet pasditeve tuaja!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Mund t'i shoqëroni me sallata apo supa, por edhe t'i konsumoni si vakte të ndërmjetme. Do ju fiksojnë!

Ingredientët

  • 1 gotë me djathë parmigiano të grirë imët
  • 1 lugë gjelle me fara susami
  • 1 lugë gjelle me qepë të grirë imët
  • 1 lugë çaji me hudhër pluhur
  • 1 lugë gjelle me fara luledielli të qëruara

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë, shtroni një letër kuzhine.

3

Me një distancë nga njëra tjetra, merrni 1 lugë gjelle nga djathi parmigiano dhe e vendosni në tavë. Formoni 6-8 të tilla.

4

I fusni në furrë për 3 minuta dhe i lini të piqen.

5

Ndërkohë në një tas bashkoni qepën, farat e lulediellit, hudhrën dhe farat e susamit.

6

I përzieni mirë.

7

Nxirrni nga furra crackersat, i spërkasni sipër me erëzat dhe i fusni në furrë edhe për 5 minuta të tjera derisa të bëhen krokante.

8

I lini të ftohen pak, para se t’i hani. Ju bëftë mirë!

Lini një koment