Cilat janë përfitimet që marrim nga qumështi i bletëve?
Qumështi i bletëve cilësohet si një nga ushqimet me përfitime të mëdha shëndetësore, kjo pasi përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Ai është një pastrues për organizmin nga toksinat. Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.
Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se qumështi i bletës ka disa përbërje të veçanta që ndihmon në rritjen e fëmijëve, sidomos tek ata që kanë probleme me zhvillimin.
Përbërja ndikon edhe në zhvillimin e organeve, bashkë me trupin.
Sa i përket përdorimit, shkencëtarët këshillojnë që qumështi i bletës të mos konsumohet gjatë gjithë kohës, por në intervale javore dhe veçanërisht jo pa këshillën e mjekëve.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment