E thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, kjo është një ëmbëlsirë perfekte për një minivakt të shijshëm. Një tortë që lejon të mos shkojnë dëm biskotat dhe drithërat që mbeten në fund të kutive.
Përbërësit për bazën:
100 gr gjalpë
200 gr biskota e drithëra të thërrmuara
Përbërësit për kremin:
250 gr djathë kremoz pa kripë
250 gr jogurt me shije kafeje
10 gr xhelatinë pjeshke
50 ml ujë
1 filxhan kafe e fortë
120 gr sheqer
200 gr pana për t’u rrahur
Për dekorimin
Disa kokrra kafeje
Përgatitja:
Grini në mikser biskotat dhe më pas përziejini me gjalpin e shkrirë. Vendoseni këtë masë në fundin e formës së cheescake dhe vendoseni në frigorifer të forcohet.
Përgatisni kremin duke vënë si fillim fletët e xhelatinës në ujë. Ndërsa xhelatina e pjeshkës shkrihet, përgatisni kafen dhe lëreni të ftohet. Më pas rrihni panën.
Përzieni jogurtin me djathin kremoz, më pas shtoni kafenë dhe në fund panën e rrahur. Krijoni një krem të butë dhe më pas shtoni xhelatinën e pjeshkës.
Përziejini mirë përbërësit dhe përhapeni kremin mbi bazën. Vendoseni tortën në frigorifer për 2 orë dhe më pas dekorojeni me kokrra kafeje.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment