Çaj dafine me kanellë për një rënie të shëndetshme nga pesha
Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.
Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
1 litër ujë
1 lugë çaji me kanellë pluhur
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.
Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.
Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.
Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.
Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht
Kujdes! Kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.
Në një tenxhere të madhe në zjarr të ulët, shtoni lakrën, domatet bashkë me lëngun, qepën, karafilin, kripën dhe piperin. Teksa lakra ka marrë një valë, shtoni mishin e grirë dhe vendosini kapakun. Lëreni në zjarr derisa lakra të...
Një nga marrëdhëniet më të ndërlikuara që ka një qenie njerëzore është ajo me ushqimin. Ne nuk hamë gjithmonë sepse jemi të uritur. Nganjëherë kjo ndodh thjesht për shkak të sasisë së madhe të reklamave dhe posterave të ushqimit...
Limonat përmbajnë nivele të larta të vitaminës C. Vitamina C ndihmon trupin të prodhojë glutation, i cili aktivizon enzimat e detoksikimit të mëlçisë. Limonat gjithashtu zvogëlojnë inflamacionin. Metoda e pastrimit të trupit me lëng limoni: Ju nevojiten: 3 limona...
Lini një koment