Në një tenxhere të madhe, zieni ujin e kriposur për të gatuar makaronat. Hidhini ato në ujë kur të ziejë dhe trazojini në mënyrë që të mos ngjiten.
Lërini në zjarr për aq kohë sa thonë udhëzimet në paketim dhe kur të jenë gati, hiqni veҫ dy gota nga uji i tyre dhe kullojini.
Në një tigan të madh hidhni vajin dhe piperin, që do ta skuqni për rreth 30 sekonda derisa të lëshojë aromën e tij.
Shtoni gjysmë gotë nga uji i makaronave, shtoni dhe makaronat dhe trazojini mirë. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe shtoni dy djathërat e grirë duke trazuar vazhdimisht derisa uji dhe djathi të kenë formuar një salcë kremoze.
Nëse përzierja është e thatë apo janë krijuar toptha, thjesht shtoni më shumë ujë gradualisht. Shërbejini në moment duke i spërkatur sërish me piper dhe djathë të grirë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento