Byreçka me spinaq dhe rikota

Byreçka me spinaq dhe rikota

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të vogla, praktike dhe thjesht të parezistueshme. Këto janë byreçkat me spinaq e rikota

Ingredientët

  • 2 vezë të mëdha të ndara
  • 150 gram rikota
  • 1 tufë spinaq (e larë dhe e ndarë në copa të vogla)
  • 1 tufë borzilok e grirë imët
  • 150 gram pomodorini
  • Kripë, piper të kuq
  • Fara susami
  • 2 peta të gatshme

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

3

Në një tas të vogël përzieni 1 vezë me 1 lugë gjelle ujë. I lini mënjanë.

4

Në një tas tjetër kombinoni rikotën, spinaqin, domatet, borzilokun, pak piper të kuq, vezën dhe ¼ lugë çaji kripë.

5

Hapni petën e parë në tavolinën e punës. Filloni e ndani në shirita të gjatë dhe tek secila prej tyre vendosni 1-2 lugë gjelle nga mbushja që përgatitët.

6

I palosni më pas duke i dhënë formën që dëshironi.

7

Kështu veproni edhe me petën tjetër.

8

Anësoret i shtypni me një pirun në mënyrë që të mbyllen mirë.

9

I radhisni byreçkat njëra pas tjetrës në tavë dhe i lyeni sipër me masën që vezë që përgatitët në fillim. Për lyerjen duhet të përdorni një furçë kuzhine.

10

Në fund i spërkasni sipër me farat e susamit.

11

I fusni në furrë për 18-20 minuta, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë. Shijojini!

Lini një koment