400 gr qiqra të konservuara, shpëlarë dhe e kulluar
85 gr bukë e thërrmuar integrale
6 lugë kos grek 0%
1 majë luge kumin të bluar
2 kifle ose simite me drithëra të përziera, të thekura dhe të përgjysmuara
2 domate, të prera në feta
1 grusht gjethe rukola
Nxehim 1 lugë vaj në një tigan që nuk ngjit dhe kaurdisim kërpudhat, hudhrën dhe qepën e njomë për 5 minuta. Përzieni pluhurin e kërrit, lëkurën e limonit dhe lëngun dhe gatuajeni për 2 minuta ose derisa përzierja të duket e thatë. Hidheni në një pjatë që të ftohet pak.
Përdorni një shtypëse patatesh ose pirun për të shtypur qiqrat në një tas, duke lënë disa copa të trasha. Shtoni përzierjen e kërpudhave dhe thërrimet e bukës, më pas formoni 4 peta. Skuqini në vajin e mbetur për 3-4 minuta nga secila anë derisa të jenë krokante dhe të skuqura.
Përzieni kosin me kuminin. Në çdo pjatë vendosim gjysmë kifle dhe më pas e lyejmë me kos. Hidhni sipër burgerët, disa feta domate dhe pak rukola.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento