Me rastin e Pashkëve, janë të shumta ëmbëlsirat që sjellim në tryezat tona. Përveç vezëve të çokollatës, krostatave e tortave nuk mungon kurrë buka e Pashkës. Deri tani kemi sjellë variantin e vezës tradicionale të Pashkës si dhe asaj të mbushur me krem, por sot do t’ju prezantojmë një version akoma më interesant, të asaj me çokollatë.
Përbërësit:
Një bukë Pashke (recetën e gjeni këtu, në këtë rast brumin mund ta zini edhe me copëza çokollate)
Për çokollatën:
250 gr çokollatë e zezë
80 gr pana e freskët
Lajthi të grira
Përgatitja
Pasi buka të jetë ftohur, vendoseni në një skarë të ftohet. Përgatisni çokollatën, ngrohni panën e freskët derisa të marrë valë dhe shtojini çokollatën e grirë.
Përziejini mirë që të shkrihet çokollata. Sapo të keni përftuar një krem homogjen çokollate, përhapeni me një spatul sipër vezës.
Dekorojeni me lajthitë e grira dhe lëreni të forcohet dhe të bëhet solide një orë para se ta servirni.
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment