Buka e Pashkës. Receta hap pas hapi e përgatitur në shtëpi
E shpjeguar hap pas hapi, do ta keni shumë të lehtë të përgatisni në shtëpi një prej recetave më tipike të Pashkëve me shije të ëmbël, e pjekur në furrë dhe perfekte për të zbukuruar tryezën e kësaj feste. Le të fillojmë me përbërësit:
380 gr miell
200 gr sheqer
150 gr bajame të cilave ua keni hequr cipën
100 gr lëkurë portokalli
100 gr gjalpë
100 gr sheqer në copëza
100 gr portokall i sheqerosur
3 vezë
1 portokall
1 limon
1 gotë qumësht
1 gotë liker bajamesh
1 bustinë maja pluhur
Kripë
Përgatisni brumin. Thyeni vezët dhe ndajini të bardhat nga të verdhat. Vendosni gjalpin e prerë në copa në një enë dhe punojeni me mikser elektrik. Shtoni më pas të verdhat një nga një dhe vazhdoni rrahjen, më pas shtoni sheqerin gradualisht. Punojeni mirë përzierjen derisa të përftoni një masë shkumoze dhe të kthjellët. Prisni në kubikë të vegjël lëkurën e portokallit të sheqerosur, vendoseni në një pjatë, spërkateni me miell dhe kalojeni në një sitë më pas për t’i hequr miellin e tepërt. Shtojeni tek masa bashkë me lëkurën e grirë të portokallit, bajamet e grira dhe likerin.
Përgatisni bukën e ëmbël. Sitni miellin e mbetur me majanë në një tas. Hidheni pak nga pak te përzierja duke përzier vazhdimisht; më pas shtoni qumështin duke e hedhur ngadalë. Punojeni disa minuta brumin me mikser elektrik derisa të jetë kremoz dhe homogjen. Rrihni mirë të bardhat e vezëve të lëna mënjanë me pak kripë. Shtojini tek përzierja pak nga pak duke i përzier me një spatul me lëvizje poshtë-lart.
Dekoroni sipërfaqen. Hidheni përbërjen tek forma duke e përhapur në mënyrë uniforme. Niveloni sipërfaqen me një sptaul të lagur dhe goditeni në planin e punës lehtë, për të eliminuar ndonjë boshllëk ajri. Spërkateni sipërfaqen me bajamet e mbetura dhe sheqerin në copëza, më pas piqeni në furrë të ngrohur në 170 gradë për gati 1 orë.
Bëni provën e pjekjes. Fusni një kunjë dhëmbësh në qendër të bukës. Nëse kunja del e thatë, atëherë buka është pjekur.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment