Sugjerojmë:

Bonbone me kokos dhe biskota të grira. Recetë e thjeshtë dhe ekonomike

Bonbone me kokos dhe biskota të grira. Recetë e thjeshtë dhe ekonomike

Persona: 10
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Me një brumë të përgatitur thjesht mund të realizojmë shumë lloje bon-bonesh si këto praline me kokos në recetën më poshtë. Përgatitja në shtëpi na garanton përbërës të sigurt dhe është shumë ekonomike.

Ingredientët

  • 240 gr rikota
  • 50 gr sheqer
  • 80 gr gjalpë
  • 300 gr biskota me drithëra të thërrmuara
  • 150 gr miell kokosi për brumin
  • 100 gr miell kokosi për mbulimin e bonboneve

Udhëzimet

1

Thërrmoni mirë biskotat në një mikser.

2

Në një tas përzieni sheqerin, miellin e kokosit dhe biskotat e thërrmuara. Shtoni edhe rikotën e gjalpin e zbutur.

3

Me ndihmën e një luge të vogël formoni toptha dhe kalojini në miellin e kokosit. Nëse i preferoni pak më ndryshe, përdorni kakao, çokollatë të grirë ose miell frutash të tjera të thata.

4

Vendosini në një pjatë dhe lërini në frigorifer për të paktën dy orë.

Lini një koment