Sugjerojmë:

Bombëza të shpejta patatesh

Bombëza patatesh

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Patatet janë shpesh një burim i madh frymëzimi për recetat tona. Sot do të shfrytëzojmë mundësitë e gjera të përdorimit të tyre në një recetë rustike, të shijshme dhe të bukur për syrin: bombëza patatesh. Ide e shkëlqyer për ‘finger food’ ose për t’ua servirur mysafirëve tuaj me një gotë birrë.

Ingredientët

  • 400 gr patate
  • 200 gr miell 00
  • 16 gr maja të thatë
  • 1 vezë
  • Kripë
  • Vaj për skuqje
  • Për mbushjen:
  • 100 gr proshutë e pjekur në feta
  • 70 gr djathë Scamorza i tymosur
  • Rigon i freskët

Udhëzimet

1

Si fillim, zieni patatet në ujë të ftohtë: do të duhen rreth 20 minuta. Kur të zjenë zier, lërini të ftohen dhe hiquni lëkurën. Në një enë të madhe hidhni miellin, pastaj shtoni patatet dhe shtypini me pirun.

2

Ndërsa punoni brumin me duar shtoni majanë, vezën dhe pak kripë. Vazhdoni të punoni me duar derisa të merrni një masë homogjene, më pas vendoseni në një tryezë pune të spërkatur me miell dhe formoni një top brumi.

3

Vendoseni përsëri topin e brumit në enë, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në temperaturë ambienti, në një vend të thatë për 10-15 minuta.

4

Ndërkohë merrni djathin e tymosur, hiqini koren dhe priteni në kuba të vegjël. Pasi brumi të ketë pushuar, hapeni me një petëz mbi tryezën e spërkatur me miell derisa të merrni një petë me trashësi 0,5cm.

5

Merrni një gotë ose formë kuzhine me diametër 8 cm dhe krijoni rrathë. Duhet të dalin rreth 16 rrathë. Në qendër të tyre hidhni disa kubikë djathi, gjysmë fete proshute dhe disa gjethe rigoni të freskët.

6

Mbulojini me rrathët 3 mbetur dhe mbyllini mirë anët që të mos dalë mbushja. Më pas, skuqini në vaj të nxehtë një e nga një duke i lënë 2-3 minuta për secilën anë. Vendosini të kullojnë në një letër kuzhine dhe servirini.

Lini një koment