Biskota me tërshërë për të nisur ditën plot energji!

Biskota me tërshërë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 150 gram fruta të thata të ndryshme
  • ½ gotë qumësht
  • 300 gram tërshërë
  • 80 gram sheqer
  • 1 lugë kanellë
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 1 kokërr mollë
  • 20 gr gjalpë

Udhëzimet

1

Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas dhe i përziejmë mirë.

2

Formojmë më pas forma rrumbullake për biskotat dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine të lyer me pak gjalpë.

3

I vendosim biskotat në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 10-15 minuta. Shijojini!

Lini një koment