Biskota me portokall dhe kanellë, ide e mirë për mëngjes
Falë përbërësve aromatikë dhe prezencës së mjaltit mes tyre, biskotat me portokall e kanellë janë perfekte për mëngjeset, një ide e shkëlqyer për dhuratë ose për të personalizuar tavolinën. Provoni t’i kombinoni me qumësht dhe çaj, do t’ju shijojnë vërtet.
Përbërësit:
300 gr miell
100 gr gjalpë
60 ml qumësht
2 vezë
1 lugë kafeje kanellë
Tuli dhe lëkura e gjysmë portokalli
1 lugë kafeje maja për ëmbëlsira
1 lugë kafeje sodë buke
Përgatitja:
Lani dhe tani portokajt, grini lëkurën e limonit dhe shtrydhni lëngun.
Hidhni vezët në një tas dhe më pas shtoni mjaltin, kanellën dhe sodën e bukës. Përziejini me pirun ose rrahës elektrik derisa të merrni një përzierje të bardhë dhe shkumoze.
Shtoni gjalpin e zbutur në copa dhe vazhdoni t’i përzieni, më pas shtoni lëngun dhe lëkurën e portokallit, shtoni edhe majanë e miellin derisa të merrni një brumë të konsoliduar. Mbulojeni me pëlhurë pambuku dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.
Ndërkohë parangrohni furrën në 160 gradë celsius. Hapni brumin me nje pëtëz dhe realizoni biskota me formën e dëshiruar.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment