Biskota me mollë dhe fëmijët tuaj do ju falenderojnë!

Biskota me mollë

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • ½ filxhan me miell
  • ½ filxhan me tërshërë
  • ¼ filxhan me rrush të thatë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji arrëmyshk
  • ½ lugë kafe sodë buke
  • ¼ filxhan me vaj
  • ½ filxhan me tul molle
  • 1 vezë të madhe

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 180 gradë celsius.

2

Në një tas të madh kombinoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.

3

Me një lugë formoni 8 toptha të vegjël dhe i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër pjekjeje.

4

I mbani në furrrë për vetëm 10 minuta. Biskotat janë gati!

Lini një koment