Biskota me lëng portokalli

Biskota me lëng portokalli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 350 gr miell
  • 1 kokërr vezë
  • lëkura e një portokalli
  • lëngu i një portokalli
  • 150 gr sheqer
  • 100 ml vaj luledielli
  • 1 lugë kafe sodë

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni vezët, sheqerin, lëngun e portokallit, lëkurën e tij, miellin, sodën dhe vajin.

2

Punojeni mirë masën derisa të formohet një brum homogjen.

3

Ndajeni në disa toptha të vegjël.

4

Merrni një tepsi, vendosni një letër kuzhine, shtroni biskotat dhe i fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë.

5

Pasi të jenë gati, i shërbeni. Mund t'i shtoni pak sheqer pluhur sipas dëshirës!

Lini një koment