Sugjerojmë:

Biskota me gjalpë, më të shijshmet që keni provuar ndonjëherë!

Biskota me gjalpë

Persona: 6 persona
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Biskota të shijshme vetëm me 5 përbërës. Ideale për mëngjeset apo pasditet tuaja. Hidhini një sy recetës që Neps ju propozon më poshtë...

Ingredientët

  • 250 gr miell
  • 110 gr sheqer i imët
  • 6 të verdha vezësh (të rrahura)
  • 1 lugë qumësht
  • 200 gr gjalpë (me pak kripë)

Udhëzimet

1

1. Bëni me gjalpë një tavë të madhe pjekjeje. Merrni 1 lugë nga të verdhat e vezëve dhe përziejini me qumështin për të bërë një shtresë dhe lëreni mënjanë.

2

2. Sitni miellin në një tas të madh dhe në mes bëni një vrimë. Shtoni me radhë të verdhat e vezëve, sheqerin, gjalpin gjithnjë duke përzier. Pastaj kaloni me dorë te gjalpi, dhe përziejini derisa gjalpi të bëhet i butë dhe kremoz.

3

3. Nisni të merrni miell nga anët dhe ta punoni drejt qendrës, për të formuar brumin e biskotave, i cili duhet të jetë i njëtrajtshëm.

4

4. Jepini formën e dëshiruar biskotave me dorë.

5

5. Kalojini biskotat në tavën me gjalpë dhe lyejini përsipër me salcën që bëtë në fillim.

6

6. Piqini biskotat në furrë për rreth 15 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. I lini të ftohen për pak minuta dhe më pas mund t'i shijoni!

Lini një koment