Biskota me gjalpë kikiriku. Pa pjekje dhe vetëm me tre përbërës!

Biskota me gjalpë kikiriku. Pa pjekje dhe vetëm me tre përbërës!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ruajini biskotat në frigorifer dhe rrëmbeni 1 copë sa herë t'ju shkojë mendja për diçka të shijshme!

Ingredientët

  • ½ filxhan me shurup panje
  • ½ filxhan me gjalpë kikiriku
  • 1 filxhan me miell tërshëre

Udhëzimet

1

Në një tigan ngrohni shurupin e panjes dhe e lini derisa të fillojë të bulbëzojë.

2

E hiqni nga zjarri dhe e përzieni me gjalpin e kikirikut.

3

E kaloni në një tas dhe në fund i shtoni miellin e tërshërës. I përzieni mirë derisa përbërësit të kombinohen.

4

Mielli i tërshërës në këtë rast është përdorur pasi nuk ka gluten.

5

Masën e krijuar e shtroni me kujdes në një tavë, mundësisht qelqi.

6

Tani filloni e ndani në katrorë të vegjël për të formuar biskotat.

7

Krijoni 18 copa të paktën, Futeni në frigorifer. Pas 2 orësh mund të filloni t’i konsumoni sa herë që ju shkon mendja.

Lini një koment