Sugjerojmë:

Biskota me fara luledielli, super të shijshme!

350 gram miell
½ gotë me vaj ulliri
1 e verdhë veze
1 lugë kafe kripë
2 lugë kafe sheqer
100 gram fara luledielli
1/5 gotë me ujë
1 pako fryrës

1.Në një enë bashkoni miellin dhe fryrësin. Shtoni kripën, sheqerin, vajin dhe vezën. Punojeni mirë masën me duar.
2.Për ta punuar më mirë brumin shtoni ujë.
3.Punojeni sërish masën dhe më pas krijoni disa toptha të vegjël për biskotat.
4.Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine.
5.Biskotat pasi i keni formuar i kaloni në enën kur keni vendosur farat e lulediellit. Kështu veproni me të gjitha.
6.Në fund i fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojini!

Lini një koment