Sugjerojmë:

Biskota me fara chia

Biskota me fara chia

Persona: 35
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Po flasim për disa biskota speciale të kripura, me fara chia, të verdha vezësh dhe miell patatesh. Farat chia janë shumë të pasura në elemente ushqyese dhe u dhurojnë biskotave një shije të veçantë dhe një pamje speciale. Provojini edhe ju biskotat me fara chia, të shoqëruara me pak djathë kremoz ose vendosini në tavolinë në mënyrë që familja t’i shijojë si vakt zemre.

Ingredientët

  • 8 vezë
  • 250 gr miell 00
  • 250 gr gjalpë i ftohtë
  • 125 gr miell patatesh
  • 125 gr djathë parmixhano i grirë
  • 80 gr fara chia

Udhëzimet

1

Si fillim vendosni vezët në një tenxhere me ujë dhe lërini të ziejnë 8 minuta nga momenti që uji merr valë. Më pas kullojini, ftohini dhe qërojini dhe merruni të verdhat. Të bardhat nuk na duhen në këtë recetë, por mund t’i përdorni për të bërë vezë të mbushura.

2

Prisni gjalpin në kubikë të vegjël dhe hidheni në një misker, shtoni miellin 00, miellin e patateve dhe frulojini derisa të merrni një përbërje në formë rëre.

3

Shtoni më pas parmixhanon e grirë, të verdhat e vezëve dhe farat chia. Fruloni përsëri gjithçka derisa të përziehen përbërësit.

4

Vendoseni brumin mbi një plan pune të spërkatur me miell dhe punojeni për disa minuta. Më pas vendoseni në një qese ushqimesh. Lëreni të pushojë në frigorifer për të paktën 40 minuta. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, hapeni brumin në një plan pune të spërkatur me miell në trashësinë 1 cm.

5

Merrni një formë biskotash me diametër 5 cm dhe pritni biskotat. Më pas vendosini në një tepsi të shtruar me letër furre. Piqini në një furrë të parangrohur në 180 gradë për 25-26 minuta, më pas vendosini në një enë servirjeje.

Lini një koment