Biskota me bajame, super të thjeshta në përgatitje!

150 gram bajame të thërrmuara
250 gram miell
200 gram gjalpë të shkrirë
50 gram sheqer
1 vezë
Sheqer pluhur

1.Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe i përzieni mirë.
2.Punojeni mirë masën derisa të bëhet kompakte.
3.Hapeni brumin si një petë e zakonshme (pak e trashë).
4.Në varësi të formave që keni, krijoni me to biskotat tuaja të preferuara.
5.I vendosni në një tavë njëra pas tjetrës ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
6.I fusni në furrë në temperaturë 150-160 gradë për gati 20 minuta.
7.Sapo të jenë gati, i nxirrni dhe i shtoni sipër sheqerin pluhur.

Lini një koment