Trahanaja është një pjatë e vjetër ballkanase, e cila është përdorur dhe përdoret edhe në Shqipëri. Duke parë se është një pjatë me pak shpenzime ajo ka qenë prezente çdo mëngjes në stinën e dimrit kur burimet ushqimore ishin më të rralla. Gatimi i trahanas bëhet sipas krahinave, mund të shtohet gjalpë dele apo gjize dhie. Edhe gatimi i trahanase me lëng mishi e yndyre është shumë i përhapur.
Trahanaja mund të përgatitet në disa mënyra. Trahanaja është një ushqim që gëzon vetitë e dobishme të fermentimit duke ushqyer më së miri aparatin tretës.
-
Trahanaja është mirë të lihet në ujë të ftohtë një natë më përpara ose të paktën një orë para përgatitjes në mëngjes.
-
Në një enë hedhim masën e ujit dhe e vendosim në zjarr. E lemë ujin sa të ngrohet mirë dhe hedhim trahanan duke e trazuar shpesh që të mos krijohen kokrra.
-
Duke e trazuar vazhdimisht, ajo do te trashet dhe e lemë të ziejë për tre – kater minuta duke e përzier. E heqim nga zjarri, hedhim bukën qe kemi bërë në copa të vogla, e trazojme dhe e mbulojmë me kapak duke e lenë të mbyllur për dy-tre minuta.
-
E servirim në pjatë me vaj ulliri ose me gjalp dele. Sipas dëshirës mund t’i hedhim djathë, gjizë dhie ose spec të kuq sipër.
Komento