Aspirinë, mjaltë dhe kos. Kaq ju duhen për një maskë fantastike fytyre!
Për të hequr papastërtitë e tepërta dhe qelizat e vdekura të lëkurës mund të bëni këtë maskë natyrale. Ajo ka në përbërje aspirinën e cila përmirëson cilësinë e lëkurës tuaj. Aspirina përmban dy komponime antipiretike të fuqishme, që ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës.
Mjalti dhe kosi janë gjithashtu dy përbërësit e tjerë të kësaj maske.
Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
4-5 aspirina
2 lugë gjelle me mjaltë
1 lugë gjelle me kos
Përgatitja:
Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë më parë, pastaj vendosni një pecetë në mikrovalë dhe ngroheni për 30 sekonda.
Aplikojeni në fytyrën tuaj për 10 minuta që të hapen poret. Shtypni tabletat e aspirinës dhe përziejeni me përbërësit e tjerë.
Aplikoni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas, lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë dhe aplikoni hidratuesin tuaj.
Do shikoni se do mbeteni të kënaqur nga rezultatet!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment