Sugjerojmë:

Aromë buke misri nga shtëpia e Nertila Kokës

Elegante dhe e rafinuar në pjatat e saj, recetat e këngëtares Nertila Koka, tashmë janë bërë shumë të dashura për amvisat shqiptare. Nga shtëpia e saj në Suedi, sot ajo ka gatuar një bukë misri, jo në variantin tradicional që gjejmë nëpër furra, por në variantin e Nertilës me një mbushje me kungull, presh e djathë. Le të shohim përbërësit dhe përgatitjen:

Përbërësit

  • 200-210 ml kos
  • 50-60 gr gjalpë i shkrirë
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 vezë
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 1 kungull i vogël i grirë
  • 50 gr presh
  • 175 gr miell i bardhë
  • 175 gr miell mistri
  • 1 lugë kafeje kripë
  • ½ lugë kafeje bikarbonat
  • ½ lugë kafeje sodë buke

 

  1. Fillimisht ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Tek ena me kos shtoni vezët dhe përziejini, gjalpin e shkrirë, vaj ulliri dhe vazhdoni përzierjen.
  2. Shtoni më pas kungullin, preshtë dhe përziejini përsëri. Shtoni dhe djathin e bardhë.
  3. Në një enë tjetër përzieni dy llojet e miellit, bikarbonatin, sodën dhe kripën. Më pas shtojini tek përzierja tjetër dhe trazojini mirë.
  4. Merrni një tepsi me diametër 22 cm ose tigan që futet në furrë dhe lyejeni me vaj ulliri. Vendosni aty përzierjen dhe nivelojeni mirë. Piqeni derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe dhe më pas hiqeni nga furra. Për më tepër, ndiqni videon e Nertilës.

Lini një koment