Sugjerojmë:

Antipastë speciale me pjeshkë dhe proshutë

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
8 persona
Kalori:
1 petë e gatshme
3 pjeshkë ose nektarina, secila e grirë dhe e prerë në 8 krahë
1 lugë vaj ulliri
Kripë dhe piper
2 lugë lëng të freskët limoni
2 lugë tarragon të copëtuar
Djathë gruyère, i grirë
Proshutë në feta të holla
2 filxhanë rukola

1.Ndizni furrën dhe ndani petën në 8 drejtëkëndësha.

2.Vendoseni petën e brumit në tavë dhe sipër hidhni copat e pjeshkëve me 1/4 lugë çaji kripë dhe piper.

3.Lërini brumin dhe pjeshkët të piqen 3 – 5 minuta për secilën anë.

4.Transferoni pjeshkët në tas të madh dhe petën në bordin e prerjes.

5.Vendosini sërish pjeshkët sipër petës me lëng limoni, turshi, kripë dhe piper.

6.Spërkateni  me djathë Gruyère dhe futeni sërish në furrë që të shkrihet djathi 2 – 3 minuta.

7.Shtoni rukolën dhe proshutën sipër pjeshkëve dhe antipasta juaj speciale është gati.

Komento