Provoje ta bësh vetë bukën e shtëpisë, me recetën e Blerina Bombaj

Provoje ta bësh vetë bukën e shtëpisë, me recetën e Blerina Bombaj

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Receta dhe fotoja janë marrë nga dietologia e njohur Blerina Bombaj! Nisni nga puna nëse doni të shijoni një bukë të vërtetë e me shumë shije!

Ingredientët

  • 160 gram miell të bardhë
  • 160 gram miell integral
  • 150 gram kos
  • 3 lugë të mëdha vaj ulliri
  • Kripë
  • 1 luge çaji maja + 3/4 lugë çaji sheqer + 3 lugë të mëdha ujë
  • Fara finoku, lulekuqe, lini, kimino

Udhëzimet

1

Përzieni miellin

2

Përzieni majanë me sheqer dhe ujë dhe lëreni 15 minuta.

3

Bëni një gropë tek mielli, hidhni majanë, kosin dhe gjithë përbërësit.

4

Punojeni me duar për 10 minuta.

5

Lëreni të vijë për dy orë ose deri sa të dyfishojë volumin.

6

Jepini formë dhe piqeni në 180 gradë për 40 minuta.

Lini një koment