Kungujt e mbushur me perime dhe salcë kosi mund t’i përgatisni shumë thjeshtë

Kunguj të freskët
120 gr salcë kosi
50 gr djathë i bardhë
1 qepë (mesatare)
1 domate (mesatare)
1 tufë majdanoz
2 speca të kuq
Vaj ulliri
Kripë, Piper
Rigon

1.Pastroni kungujt në pjesën e brendshme dhe grini tulin e përfituar.

2.Lyejini kungujt me pak vaj ulliri, që të gatuhen me lehtë në furrë.

3.Në një tigan, skuqim qepën e grirë, specat, tulin e kungujve dhe domaten, të gjitha të prerë në kubikë të vegjël.

4.Në tigan shtojmë erëzat dhe e hedhim përzirjen në një tas që të ftohet.

5.I shtojmë perimeve salcën e kosit dhe djathin e thërrmuar.

6.Me këtë përzierje mbushim kungujt, dhe i vendosim në furrë për rreth 20 minuta.

Lini një koment