Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini një gotë qumësht me shafran para se të flini gjumë
Qumështi i artë është ajo çka merrni nga kombinimi i një gote qumësht me shafran. Kjo pije punon për mrekulli gjatë kohës që trupi juaj është në gjumë.
Më poshtë Neps ju rendit disa përfitime që merrni nga konsumi i kësaj pijeje para se të flini gjumë:
Detoksikon mëlçinë tuaj
Shafrani i Indisë është provuar të jetë i dobishëm për mëlçinë. Në trupin tuaj, ai do të veprojë si pastrues dhe do të parandalojë akumulimin e acidit yndyror në mëlçi. Kjo është arsyeja pse qumështi i kombinuar me shafranin do të përmirësojë aftësinë e mëlçisë tuaj për të përpunuar ushqimin dhe të zhdukë ato substanca për të cilat ju nuk keni nevojë. Në këtë mënyrë ju do të pastroni trupin.
Ul inflamacionin në trupin tuaj
Komponenti kryesor i shafranit të Indisë është një substancë e quajtur kurkumin, që siç tregojnë edhe hulumtimet, ka veti anti-inflamatore për të trajtuar inflamacionet e zakonshme, si dhe ato më të rëndat si artriti, sëmundja e zorrëve dhe më shumë. Pas pirjes së një gote “qumësht të artë”, kurkumini i pranishëm në pije do të zvogëlojë sasinë e ënjtjes që keni.
Lufton kancerin
Shafrani i Indisë vepron si një antioksidant i fortë brenda jush. Hulumtimet tregojnë se shafrani i Indisë mund të zvogëlojë stresin oksidativ që prodhon radikalet e lira brenda trupit tuaj, gjë që mund të shkaktojë sëmundje kronike si kanceri. Madje jo vetëm që parandalon kancerin, por edhe mund ta luftojë atë.
Do të filloni të humbisni kile
Shafrani i Indisë jo vetëm rrit metabolizmin tuaj, por gjithashtu ndihmon trupin të tresë yndyrën më shpejt. Përfitimet e qumështit për humbjen e peshës nuk mbarojnë. Një studim i kohëve të fundit tregon se kur e konsumoni rregullisht, parandalon akumulimin e yndyrës në trup, duke e bërë atë një substancë efektive për të përshpejtuar qëllimin tuaj.
Zemra juaj do të qendrojë e fortë dhe e shëndetshme
Shafrani i Indisë do të ndalojë çlirimin e citokineve në trupin tuaj. Citokinat janë substanca që lidhen me inflamacion dhe sëmundje kardiovaskulare. Marrja e qumështit të “artë” çdo natë do të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të problemeve me zemrën.
Truri juaj do të jetë më i shëndetshëm dhe “i vëmendshëm”
Ju do të rrisni nivelin e BDNF, një substancë që rrit numrin e lidhjeve nervore të bëra në tru dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjeneruese si Alzhaimeri.
Sistemi juaj imunitar do të përmirësohet
Sistemi imunitar do të fitojë më shumë forcë për të sulmuar trupat e huaj.
Kockat tuaja do të jenë më të forta
Shafrani i Indisë do të parandalojë humbjen e kockave në trupin tuaj me rreth 50%. Plus, qumështi i pasur me kalcium, i mbushur me vitaminë D, së bashku me gjysmë lugë çaji shafran i Indisë shërben si një tonik efektiv për kockat tuaja./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment