Sallatë me avokado dhe pjepër. Sallata që i duhet mendjes dhe trupit tuaj!

Sallatë me avokado dhe pjepër. Sallata që i duhet mendjes dhe trupit tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 avokado
  • 1/2 pjepër (portokalli)
  • 100 gram pomodorini
  • 1 qepë e kuqe
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni avokadon dhe pjeprin të prerë në copa të vogla.

2

Shtoni pomodorinit e prerë përgjysmë dhe qepën e prerë në rrathë të vegjël.

3

Në një enë veçmas bashkoni mustardën, lëngun e limonit, vajin e ullirit, pak kripë, dhe majdanozin e grirë imët.

4

I përzieni mirë dhe më pas ia shtoni sallatës. Ju bëftë mirë!

Lini një koment