Si të kesh thembra të kuruara me kremin natyral me banane

Këmbët e bukura dhe thembrat e kuruara janë një domosdoshmëri në verë. Kurat popullore ju ndihmojnë shumë në këtë drejtim.

I tillë është pikërisht edhe sugjerimi i Nepsit për ditën e sotme. Mjaftojnë dy përbërës, 5 minuta kohë dhe do të na falenderoni më vonë!

Ju nevojiten:

  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle vaj kokosi

Udhëzime:

  • I trazoni të dy përbërësit së bashku dhe aplikojeni tek e gjithë këmba, veçanërisht në zonën e thembrave.
  • E masazhoni për 5 minuta dhe më pas e lini kremin të veprojë për 25 minuta.
  • Në fund i lani këmbët me ujë të ngrohtë (pa sapun). I fshini me një peshqir të butë.

Image result for banana and coconut oil hair mask

Banania dhe vaji i kokosit janë të pasura me enzima natyrale që jo vetëm hidratojnë lëkurën, por e ushqejnë atë dhe heqin qelizat e vdekura./neps.al 

Lini një koment