Për shkak të rrezeve të forta të diellit, lëkura e trupit dhe e fytyrës mund të pësojë dehidratim dhe për rrjedhojë thahet.
Fatmirësisht ka disa maska natyrale që na vijnë në ndihmë për këtë problem.
Ju nevojiten dy përbërës:
- ½ banane
- 1 lugë çaji vaj ulliri
Udhëzime:
- Në një enë shtoni bananen e qëruar dhe shtypeni mirë me pirun. Pas kësaj shtoni vajin e ullirit dhe trazojeni mirë.
- Aplikojeni maskën në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Kjo maskë do ju japë rezultate që me përdorimin e parë. Banania përmban vaj natyral dhe me vitamina çka përmirëson ndjeshëm gjendjen e lëkurës./neps.al
Lini një koment