Një sallatë e mirë me brokoli dhe lulelakër është dreka vetë!

1 brokoli
1 lulelakër
4 qepë të njoma
1 limon
Kripë
Vaj ulliri

1.Si fillim ndani brokolin dhe lulelakrën në copa të vogla. I lani mirë dhe i vendosni për t’i zierë në një tenxhere me ujë dhe kripë.

2.I kaloni në një enë të madhe dhe i grini sipër qepën e njomë (imët).

3.Shtoni vaj ulliri, lëngun e limonit dhe e përzieni mirë.

4.Kjo sallatë përpos vlerave ushqyese, do ju japë edhe ndjesinë e ngopjes.

5.Ju bëftë mirë!

Lini një koment