Maska çudibërëse për pastrimin e thellë të fytyrës. Të gjithë përbërësit i keni në kuzhinë!

Me rritjen apo uljen e temperaturave, shpesh fytyra jonë mund të ketë luhatje në pastërtinë e lëkurës. Kjo manifestohet me shfaqjen e theksuar të pikave të zeza, akneve apo skuqjeve në fytyrë.

Për këtë arsye ne ju sugjerojmë një maskë natyrale, vetëm më 4 përbërës.

Më poshtë ju njohim me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes:

Çfarë ju nevojitet:

  • 1 lugë gjelle kos
  • 2 lugë gjelle tërshërë
  • 1 e bardhë veze
  • ¼ lëng limoni

Image result for msk face homemade

Udhëzime: 

  • Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë.
  • Sapo të keni krijuar një pastë homogjene aplikojeni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
  • Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm, fshijeni me një peshqir të pastër dhe aplikoni kremin tuaj hidratues.

Efektet e kësaj maske do të ndihen që në ditën e parë të aplikimit./neps.al 

Lini një koment