Tosti me avokado dhe proshutë, ideali për mëngjesin tuaj

2 feta bukë
1 Vezë
1 fete djathë tosti
Avokado 1/2
Proshutë

1.Marrim fetat e bukës dhe i ngrohim pak deri sa të bëhen krokante.

2.Marrim tiganin e lyejmë me pak gjalp dhe hedhim vezën e rrahur mirë. Bashkë me vezën hedhim edhe djathin e tostit.

3.Pasi djathi të jetë shkrirë dhe veza është skuqur e heqim nga tigani.

4.Marrim proshutën dhe e skuqim deri sa të marrë ngjyrë kafe. Pasi të jetë bërë e heqim nga tigani.

5.Marrim avokadon dhe e presim në feta të holla.

6.Pastaj marrim të gjitha produktet me radhë, marrim fetën e bukës dhe fillojmë t’i vendosim me radhë.

7.Vezën me djathin, proshutën dhe sipër vendosim avokadon.

8.I vendosim dhe fetën tjetër të bukës dhe gati keni tostin e shijshëm të mëngjesit.

9.Mund ta shoqëroni me ndonjë lëng frutash.

Lini një koment