Neps ju sugjeron një dietë 1 javore përmes së cilës mund të humbisni 3 kilogramë. Mjafton të ndiqni pikë për pikë këtë dietë, vetëm për 7 ditë.
Ndër të tjerash kjo dietë do ju ndihmojë edhe për një pastrim të trupit, shumë i këshillueshëm në stinën e verës. Ju do të ndiheni të lehtë dhe pse jo, me disa kile më pak.
Pas përfundimit këshillohet një pushim minimumi 3 javor dhe pas kësaj mund ta përsërisni.
Dieta -3kg:
Dita e parë Vetëm fruta. Perveç fikut, bananes, portokallit dhe rrushit. Supë me 4 karota, 8 speca jeshile, pak spinaq, brokoli dhe dy vegeta pule. Supa vlen për tri dite. Ruaje në frigorifer.
Dita e dytë Vetëm zarzavate, me pak vaj ulliri. Përveç patates apo fasules. Lejohet patëllxhani dhe kungulli jeshil.
Dita e tretë Fruta + zarzavate dhe supë në darkë.
Dita e katërt Kos dhe banane. Deri ne 5 banane deri në oren 17:00. Në darkë supën.
Dita e pestë Çajëra bimorë paradite dhe peshk. Peshku në furrë, pa lëkurë.
Dita e gjashtë Fileto pule dhe çajëra bimore
Dita e shtatë Rizoto me perime (karota,bizele etj)/neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment