Rizoto me qumësht, për të vegjëlit tuaj!

200 gr oriz
350 ml qumësht
50 gr gjalpë
100 gr djathë parmixhano (grirë imët)
Kripë

1.Vendosni qumështin të marrë një valë. Shtoni pak kripë.

2.Më pas shtoni orizin dhe e përzieni për disa sekonda.

3.Nga fundi, kur qumështi të jetë përthithur nga orizi, shtoni gjalpin dhe djathin parmixhano.

4.Shërbejeni të ngrohtë këtë recetë dhe fëmijët tuaj do e fshijnë pjatën, e sigurt!

Lini një koment